Partitë opozitare në Kosovë kanë dal kundër kësaj marrëveshjes për targa

00:06 | 01 October 2021

Opozita ka dalë kundër marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Sot u lajmëruar se në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është arritur një Marrëveshje për Targat.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me këtë marrëveshje tash targave të veturave të Serbisë do t’i mbulohen me “sticker” simbolet shtetërore, njëlloj do të ndodhë edhe me targat e veturave të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Njësitë speciale të policisë të vendosura aktualisht në Jarinje dhe Bërnjak do të hiqen njëkohësisht me bllokimet e rrugëve duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se ora 16:00.

KFOR -i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak para fillimit të largimit të njëkohshëm dhe do të qëndrojë për afro dy javë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.

Partitë opozitare në Kosovë kanë dal kundër kësaj marrëveshje duke e quajtur gabim të rëndë të Qeverisë së Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, partia më e madhe opozitare, me anë të një komunikate ka thënë se Qeveria i ka fyer Forcat Speciale të Policisë së Kosovës.

Kundër kësaj marrëveshje ka dal edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK beson se me këtë marrëveshje, Qeveria e Kosovës ka bërë një para dhe dy hapa prapa.

LDK mendon që Qeveria e Kosovës u tërhoq dhe dorëzoi sovranitetin në veri tek një palë e tretë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk është ndarë aspak i kënaqur me marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Ai tha se është i indinjuar me barazimin që i është bërë policisë speciale të Kosovës me grupet kriminale që kanë bllokuar rrugët në veri.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se shqetësues është mostrasparenca në këtë proces, pasi ende nuk është bërë publike marrëveshja e plotë.

Komento: