Partitë opozitare në KQZ po dëmtohen nga Presidenti

09:11 | 19 Dhjetor 2018

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon të ketë probleme.

Nga zgjedhjet e vitit të kaluar kanë dalë tri grupe parlamentare, PAN, LAA dhe LVV e që sipas Kushtetutës këto grupe do të duhej të kishin nga dy përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Por presidenti Hashim Thaçi ka vendosur që edhe grupeve që janë formuar pas zgjedhjeve t’ua bëjë “dhuratë” nga një vend në KQZ, duke i dëmtuar kështu dy partitë e mëdha opozitare, LDK-në e LVV-në, shkruan sot Gazeta Zëri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka kërkuar gjashtë grupeve parlamentare shqiptare (LDK, LVV, PDK, PSD, AAK dhe Nisma) që të propozojnë nga një përfaqësues për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhje.

Por kjo kërkesë e Thaçit po vlerësohet si antiligjore e antikushtetuese, pasi në bazë të Kushtetutës së Kosovës propozimet vijnë nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare, por nga zgjedhjet e vitit të kaluar kanë dalë vetëm tri grupe: PAN (PDK-AAK-Nisma), LAA (LDK-AKR-Alternativa) dhe LVV, që nënkupton se ato tri grupe do të duhej të kishin nga dy përfaqësues.

Megjithatë, pasi nga këto tri grupe janë formuar edhe tri grupe tjera parlamentare presidenti ka vendosur që ta neglizhojë aktgjykimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se grupi më i madh parlamentar është grupi që ka dalë nga zgjedhjet, pra Kushtetuesja nuk i ka vlerësuar grupe parlamentare grupet që janë formuar pas zgjedhjeve

Komento: