Partive u mbetet “derë” Supremja, pasi PZAP i rrëzoi ankesat që u shkuan pas shpalljes së rezultateve

18:38 | 19 March 2025
partive-u-mbetet-“dere”-supremja,-pasi-pzap-i-rrezoi-ankesat-qe-u-shkuan-pas-shpalljes-se-rezultateve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka nxjerrë sot katër vendime mbi ankesat që janë bërë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

PZAP i ka refuzuar dy ankesa të Vetëvendosjes, një të PDK’së dhe një të koalicionit PDAK- LpB.

Që nga momenti i shpalljes së vendimeve nga PZAP, palët e pakënaqura kanë 48 orë kohë që të ankohen në Gjykatën Supreme.

Të shtunën e 15 qershorit u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Procesi i numërimit u përcoll me shumë kritika pasi KQZ asnjëherë s’është vonuar kaq shumë që ta përfundojë numërimin dhe të shpallë rezultatet përfundimtare.

Sipas rezultateve përfundimtare LVV me Albin Kurtin ka marrë 396 mijë e 387 vota apo 42.30 %, PDK me kandidat për kryeministër Bedri Hamzën ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 %, LDK me Lumir Abdixhikun ka marrë gjithsejtë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 %, AAK-NISMA ka marrë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 % dhe Lista Serbe ka marrë 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.

Nëse nuk ka ankesa në Supreme, KQZ’së i hapet rruga për të certifikuar rezultatet

Komento:
loading