Pas 10 javësh, Cristiano Ronaldo rikthehet në stërvitje te Juventusi

19:47 | 19 May 2020

Rikthehet Ronaldo, dita e parë e portugezit në stërvitje.

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje te Juventusi pas 10 javësh larg pas koronavirusit.

Sulmuesi portugez kishte qenë në shtëpinë e tij në Madeira së bashku me familjen e tij gjatë gjithë kësaj kohe.

Lojtarët e Juventusit kanë filluar stërvitjet që nga java e kaluar por ishin të kufizuar vetëm në stërvitje individuale.

Ronaldo u detyrua të qëndronte larg stërvitjes për të vëzhguar një karantinë 14 ditore, pasi sapo kishte ardhur përsëri në vend.

E marta shënoi ditën e parë që të gjithë lojtarët ishin në gjendje të stërviteshin përsëri në grupe të vogla, me Ronaldo që bëri një paraqitje për t’i nënshtruar testeve mjekësore.

Komento: