Pas 10 viteve qëndrim, ylli i madh po largohet nga Man Utd

15:10 | 21 Prill 2019

Antonio Valencia është futbollisti që ka kaluar këtë dekadën e fundit të në Manchester United, por që do të largohet në fund të këtij sezoni.

Kapiteni aktual i Man United ka konfirmuar në mënyrë të tërthortë se do të largohet nga ‘djajtë e kuq’ gjatë kësaj vere, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në 10 vitet e tij me skuadrën e Manchester United, lojtari ka arritur që të fitojë gjashtë trofe me skuadrën, përfshirë dy tituj të Premierligës.

33 vjeçari iu bashkua skuadrës së United nga Ëigan Athletic në vitin 2009, për shumën e 20 milionë eurove dhe që atëherë ka regjistruar 338 paraqitje me skuadrën.

Por, ky me gjasë do të jetë sezoni i fundit që ai do të mbajë fanellën e skuadrës me më së shumti tituj të kampionit në Angli.

Zërat për largimin e lojtarit i forcon edhe më shumë vet ekuadoriani, i cili në ‘Twitter’ ka postuar një fotografi me mbishkrimin ‘Thank You’ (Faleminderit), përcjell lajmi.

Paraqitja e fundit e Valencias për Man Utd ishte më 1 janar, kur ai luajti 90 minuta të mira në fitoren 2:0 në ‘St James Park’.

Solskjaer nuk ka kalkuluar shumë në Antonio Valencia, por ai mund të jetë startues në një nga ndeshjet e fundit të United, duke pasur parasysh edhe suspendimin e Luke Shaw.

Komento: