Pas 14 muajsh mjekimi Intensiv në Gjilan lirohet nga pacientët me COVID-19

23:00 | 17 Maj 2021

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se për herë të parë pas 14 muajve në këtë komunë nuk është asnjë pacientë me COVID-19 në mjekim intensiv.

Ai tutje ka shtuar se 14 pacientë që po trajtohen janë në gjendje stabile.

“Lajm shumë i mirë. Pas 14 muajve nga rasti i parë pozitiv me COVID-19, për herë të parë nuk e kemi asnjë pacient të shtrirë në Mjekim Intensiv në Spitalin e Gjilanit. Ndërkohë, që 14 pacientë që po trajtohen janë në gjendje stabile”, ka njoftuar Haziri.

Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë me kujdes në respektim të masave “për një Gjilan pa COVID”.

Komento: