FrontOnline, gjatë ditë së sotme, ka publikuar një artikull me titull ”Qeveria “Kurti” me rreth 150 këshilltarë, rreth 2 milionë euro në vit për pagat e tyre”, por pas publikimit të këtij artikulli nga ana jonë, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Për më shumë se dy javë, saktësisht nga 12 nëntori kemi qenë në pritje të një përgjigjie nga ana e Qeverisë së Kosovës, kur kemi pyetur për numrin e këshilltarëve të kryeministrit Albin Kurti, Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi e zëvendëskryeministres, Emilja Rexhpei, por as pas 20 dite, Qeveria e Kosovës, respektivisht zyra e kryeministrit të Albin Kurtit, nuk ka kthyer përgjigjie mbi pyetjet tona.
Por me t’u publikuar raportimi i sotëm, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka gjetur kohë që të ”përgjigjet” rreth kësaj çështje, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Ka qenë dashur që presioni medial të bëhet shkaktarë që zëdhënësi i Qeverisë, të del dhe të reagoj se sa është numri i këshilltarëve politik të kryeministrit Albin Kurti, por megjithatë ai nuk ka dhënë përgjigjie për numrin e këshilltarëve të dy zëvendëskryeministrave tjerë, Besnik Bislimit e Emilja Rexhepit.
Por jo vetëm Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë përgjigjie për numrin e këshilltarëve, ngjashëm si Qeveria ka bërë edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, të cilët nuk kanë kthyer përgjigjie për këtë pyetje, dhe pas më shumë se dy javë në pritje të përgjigjieve nga ta, kemi vendosur të publikohet artikulli ynë si më poshtë.