Pas 27 viteve me probleme në martesë, gruaja në Fushë Kosovë denoncon burrin për dhunë në familje

13:30 | 06 Janar 2023

Dhuna në familje ku zakonisht viktima janë gratë dhe vajzat, në Kosovë është një nga dukuritë më shqetësuese.

Shumë gra që vuajnë nga dhuna sistematike, hezitojnë që të raportojnë menjëherë në organet e rendit dhe shkak për këtë shpesh herë është frika me të cilën përballen.

Tash e 27 vite martesë, një grua në Fushë Kosovë ka pasur vazhdimisht telashe me bashkëshortin e saj. Mirëpo vetëm mbrëmë ajo e ka denoncuar atë për dhunë në familje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 50-vjeçarja ka deklaruar se i shoqi e ka sharë dhe e ka ofenduar me fjalë të rënda, mirëpo nuk ndihet e rrezikuar nga ai.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ai është njoftuar se gruaja ka kërkuar nga ai që të ndryshojë sjelljet.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’.

Komento: