Pas 40 ditësh, Drejtori i Filharmonisë së Kosovës shërohet nga koronavirusi

21:22 | 25 Korrik 2020

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës pas 40 ditësh shërohet nga koronavirusi.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka mposhtur koronavirusin pas 40 ditësh përballjeje me të.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, sopranoja Arta Jashari, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Jashari vuan edhe nga sëmundje tjera shoqëruese si diabeti, tensioni i gjakut e madje ka të vendosura edhe 4 stenda.

Në postimin e saj Arta Jashari ka thënë se më në fund e përqafoi babain e saj pa veshje “kosmonauti”.

Kujtojmë se për shkak të gjendjes shëndetësore të Baki Jasharit, Filharmonia e Kosovës anuloi koncertin i cili ishtë planifikuar që të transmetohet online dhe si përmbajtje kishte vepra simfonime të marra nga motive të muzikës burimore shqipe.

Ky është postimi i plotë i Arta Jasharit:

Pas thuajse 40 ditesh lufte me Covid19 , babi im me 4 stenda , diabet dhe tension rezultoi NEGATIV dhe ma ne fund u perqafuam pa veshje kosmonauti.

Eshte nje moment teper i prekshem per neve dhe ju falenderoj te gjithve qe me keni qendruar prane mua e familjes sime.

ZOTI JU SHPERBLEFTE!

Zoti ju ndihmofte te gjith juve qe jeni ne kete sfide .

Komento: