Napoli po shkëlqen ndaj Liverpoolit pas 45 minutash, shkon në pushim me tre gola epërsi dhe një penallti të humbur.
Napoli po përballet me Liverpoolin në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku pas 45 minutash është në epërsi me rezultat 3-0.
Napolitanët e nisën shumë mirë takimin duke rrezikuar me Victor Osimhen, por topi shkoi afër portës.
Në minutën e 5-të, Napoli fitoi penallti, pasi me dorë në zonë luajti James Milner. Nga pika e bardhë ishte i saktë Piotr Zielinski për 1-0.
Pas disa minutash Napoli fitoi edhe një herë penallti, ndërsa kësaj radhe gjuajti Osimhen, por goditja e tij u prit nga Alisson.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë, kësaj radhe pas një aksioni të gjatë, ku Andre Zambo Anguissa doli i vetëm me portier për të shënuar për 2-0.
Osimhen doli nga loja shkaku i një dëmtimi, ndërsa në vend të tij u fut Giovanni Simeone, i cili pas vetëm katër minutash shënoi për 3-0 pas asistimit të Khvicha Kvaratskhelia.
Napoli duket po shkon drejt një fitoreje të madhe.