Premierliga po vazhdon me befasi.
Leicester ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Arsenali.
‘Foxes’ triumfuan me rezultat 0:1 në stadiumin ‘Emirates’, për herë të parë pas 47 viteve.
Ndeshja ishte shumë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, por goli i Jamie Vardy (80′) vulosi fatin e kësaj sfide.
Sulmuesi anglez shënoi për herë të 11 nga 12 ndeshjet kundër Arsenalit.
Leicester me 12 pikë mban pozitën e katërt, kurse Topçinjtë me nëntë pikë renditen në vendin e dhjetë.