Pas 47 viteve, Leicester e mposht Arsenalin në ‘Emirates’

22:40 | 25 Tetor 2020

Premierliga po vazhdon me befasi.

Leicester ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Arsenali.

‘Foxes’ triumfuan me rezultat 0:1 në stadiumin ‘Emirates’, për herë të parë pas 47 viteve.

Ndeshja ishte shumë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, por goli i Jamie Vardy (80′) vulosi fatin e kësaj sfide.

Sulmuesi anglez shënoi për herë të 11 nga 12 ndeshjet kundër Arsenalit.

Leicester me 12 pikë mban pozitën e katërt, kurse Topçinjtë me nëntë pikë renditen në vendin e dhjetë.

Komento: