Pas 5 ore përfundon intervistimi i Thaçit nga Specialja, në ditën e tretë me radhë

19:07 | 15 Korrik 2020

Ka përfunduar intervistimi i presidentit Hashim Thaçi për ditën e tretë radhazi nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në kuadër të Speciales.

Edhe sot si dy ditët e kaluara Thaçi është intervistuar prej më shumë se gjashtë orësh.

Për ta përkrahur Thaçin dhe luftën e UÇK-së para Speciales në Hagë sot kanë qëndruar përsëri shumë shqiptarë të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme.

Më 24 qershor 2020 në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikuan një aktakuzë me dhjetë pika kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli.

Kjo aktakuzë ishte dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara më 24 prill 2020.

Komento: