Pas 7 orësh fillon seanca, vetëm këta deputet në sallë

18:34 | 15 December 2018

Më në fund ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Seanca fillimisht ishte paralajmëruar se do të fillonte në orën 14:00, megjithatë u shty për në orën 16 e 30, pasi një deputetes së PDK-së i kishte vdekur një i afërm i familjes.

Por seanca nuk nisi as në orën 16:30, pasi në Kuvend assesi nuk po arrihej kuorumi i duhur për të kaluar rezolutën e propozuar nga PSD.

Në një prononcim për Gazetën Express, deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, ka treguar se shkaku i deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, po vazhdon shtyrja e seancës.

Pas arritjes së Halitit në Kuvend, Veseli e ka nisur seancën.

Komento: