Pas 7 vitesh nuk do të paguajnë më me para të gatshme!

12:01 | 07 March 2019

Tetë milionë njerëz, që përbëjnë 17 për qind të popullsisë të Britanisë së Madhe, po përpiqen që në shtatë vitet e ardhshme të mos përdorin para të gatshme.

Sipas Cash Revieë, përdorimi i parave të gatshme po bie, duke bërë kështu që në shtatë vitet e ardhshme të mos ketë fare, transmeton ORAinfo.

Me këtë vendim kanë dal të pakënaqur shtresa e varfër e popullsisë, pasi që zvogëlohet mundësia e marrjes së borxheve dhe shfrytëzimi i tyre.

Një rishikim thotë se sistemi i parasë është “në prag të rënies” me degën e bankës dhe mbylljet e ATM-ve është vetëm “maja e ajsbergut”.

Natalie Ceeney, kryetare e pavarur e shqyrtimit tha: “Nëse duam t’i mbrojmë paratë, ne duhet t’i përtërijmë, jo ta ruajmë të kaluarën”.

“Pse nuk mund të mbështesim bizneset e vogla duke i lënë ata të depozitojnë paratë e tyre në dollapë apo ATM të mençur në vend që të përballen me rreziqet e sigurisë dhe shpenzimet e një udhëtimi javorë në degën e tyre bankare?”.

Sarah John, arkëtarja kryesore, tha: “Veprimi që po shpallim sot do të ndihmojë në mbështetjen e parave të gatshme si një mjet i mundshëm pagesash për ata që duan ta përdorin atë”.

“Ne të gjithë kemi nevojë për një zgjedhje të mirë se si të paguajmë”.

Mbetet të shihet nëse kjo iniciativë do të rezultojë e suksesshme. /ORAinfo/

Komento: