Pas aksidentit, një person e sulmon fizikisht një tjetër

09:19 | 27 Dhjetor 2023
pas-aksidentit,-nje-person-e-sulmon-fizikisht-nje-tjeter

Pas një aksidenti mes dy automjeteve, një person me shtetësi gjermane e ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Rr. Nacionale, Prishtinë –Mitrovicë –te Ura Milloshevë 26.12.2023-09:25. Pas një aksidenti të ndodhur në mes dy automjeteve, i dyshuari mashkull shqiptar me nënshtetësi gjermane e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

Komento: