Pas aksidentit të javës së kaluar, Alonso del nga spitali

17:38 | 15 Shkurt 2021

Alonso del nga spitali, pas aksidentit të javës së kaluar.

Fernando Alonso është lëshuar nga spitali i Bernit, ku pati një operacion pas aksidentit të javës së kaluar.

Alonso u godit nga një makinë derisa ishte duke ngarë biçikletën e tij.

Austriaku u dërgua në një spital rajonal, ku më pas u vlerësua gjendja e tij dhe u nis për në spitalin e kryeqytetit zviceran, Bernit.

Fotografitë e “Mediaset” tregojnë spanjollin e shoqëruar nga një punëtor medicinal, pa ndonjë shenjë të aksidentit në fytyrë, ku u tha se pati ndërhyrjen.

Ai pritet të rikuperohet për disa javë ku nofulla e tij do të rikuperohet, në mënyrë që ai të jetë gati për mars në Bahrain Grand PRix.

Doktorët i kishin sugjeruar një pushim deri në mes të marsit, por Alonso dëshiron të rikthehet sa më parë në pistë, ku ai ka marrë dritën e gjelbër por do të veshë një helmetë speciale.

Komento: