Rrugët në Gjilan janë të hapura për qarkullim të automjeteve.
Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi sot në Gjilan me ç’rast rrugët brenda qytetit kanë qenë të bllokuara, tashmë janë të hapura për qarkullim të automjeteve, njofton Klan Kosova.
Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë, kryetari Lutfi Haziri ka mbledhur mekanizmat emergjentë dhe në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë punuar intensivisht në normalizimin dhe menaxhimin e situatës.