Pas aksionit në veri, ambasadori amerikan i shkon në zyre presidentit Thaçi

16:26 | 28 May 2019

Pas aksionit të policisë së Kosovës në veri ka lëvizur edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Ai është parë duke vizituar pak më parë objektin e presidencës së Kosovës.

Mësohet se Kosnett do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Nuk dihet nëse takimi mes ambasadorit amerikan dhe presidentit Thaçi ka të bëjë me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për kontrabandim dhe krim të organizuar, apo është thjeshtë takim i radhës në me Kosnett dhe presidentit të vendit.

Komento: