Pas aksionit të djeshëm, KFORI jep këtë njoftim

10:41 | 29 May 2019

Situata në vendin tonë është e qetë.

Policia e Kosovës nuk ka pasur nevojë të marrë leje shtesë për aksionin që është mbajtur dje në veri.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso në “TV Prva”.

Grasso tha se përkundër aksionit, gjendja ishte e qetë, përcjellë Indeksonline.

“Operacioni është zhvilluar në disa komuna, përfshirë edhe ato në veri. Sa i përket aprovimeve, Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për realizimin e të drejtës së sundimit të ligjit. Dhe, kur ata janë në realizim të saj e bëjnë pa leje shtesë”, shpjegoi ai.

Komento: