Pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit, vjen reagimi nga Haki Abazi

17:19 | 24 Qershor 2020

Ka reaguar Haki Abazi pas aktakuzave ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Prokuroria e Specializuar ka njoftuar se kanë dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit e kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Pas kësaj, ka reaguar anëtari i LVV-së, Haki Abazi, i cili ka thënë se privimet e patriotëve shqiptar dhe veprat e rënda kundër shqiptarëve duhet të zbardhën.

“UÇK janë luftëtarët, dëshmorët dhe veteranët që luftuan me nderë dhe nderuan emrin Shqiptar dhe flamurin shqiptar me Besë e me betim për lirinë e vendit kundër okupatorit Serb e nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari. UÇK kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarave sepse vullneti e guximi i kombit tonë për liri nuk mund të gjykohet e as të akuzohet. Lufta për liri është e drejtë e jona ashtu siç edhe e drejta për të qenë bashkë. Privimet e patrioteve shqiptar dhe veprat e rënda kundër shqiptarëve duhet të zbardhën ato nuk falen “, ka shkruar ai.

Komento: