Pas arrestimit për drogë, Vetëvendosje përjashton Besnik Mujecin nga të gjitha strukturat e partisë

17:09 | 15 Gusht 2023
pas-arrestimit-per-droge,-vetevendosje-perjashton-besnik-mujecin-nga-te-gjitha-strukturat-e-partise

Pas arrestimit për drogë të antëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, Komisioni Diciplinor i kësaj partie kanë njoftuar se kanë marrë vendim për përjashtimin e tij nga të gjitha strukturat e Vv-së.

“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

 

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci, u arrestua sot në Tiranë nën dyshimin për trafikim të narkotikëve të llojit ekstazi.

Komento: