
I dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli i cili u arrestua ditë më parë dhe iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji, aktualisht është shtrirë në spital për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se, Sheholli aktualisht po trajtohet në Repartin e Internës në këtë spital.
“Pacienti është pranu dje (11.10.2025), ka ardhë me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në Emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në Spital të Gjilanit, ku edhe është duke u trajtuar. Aktualisht është i shtrirë dhe po trajtohet në Repartin e Internës”, ka thënë Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana.