Feronikeli, ka shkruar histori sonte duke arritur në raundin e rregullt në Champions League.
Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur dhe i ka uruar lojtarët e tij për fitore.
Ai tha se kartoni i kuq e zgjoi Nikelin, shkruan Indeksonline.
“Kartoni i kuq na zgjoi. Ylli (Hoxha) e di se ka bërë gabim.”, tha ai.
Tutje ai tregoi se nuk dëshiroi të bënte zëvëndësime pas kartonit të kuq.
“Nuk deshëm të bënim zëvëndësime pas kartonit të kuq, deshëm të eksperimentonim.”, u shprehë ai.
“Pas barazimit ishim të bindur se do të fitonim.”, përfundoi ai.