
Pak më parë është arritur marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokatike të Kosovës.
Këtë e konfirmuar krerët e dy partive, Albin Kurti e Isa Mustafa, përmes një konference, shkruan ORAinfo.
Pas arritjes së kësaj marrëveshje, kreu i VV-së ka reaguar edhe në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Ai ndër të tjera, përmes këtij postimi ka falenderuar qytetarët për durimin si dhe ka uruar të gjithë.
“Ju falemnderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve!”- shkroi ndër të tjera Kurti./ORAinfo/
Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e tij:
Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë.
Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim.
Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë.
Ju falemnderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve!