Pas barazimit, Juventusit i ndodh më e keqja

22:27 | 14 Shtator 2019

Juventus nuk po kalon ditë të mira.

Juventus përveçqë nuk ka mundur të marrë fitore ndaj Fiorentinas në Serie A të Italisë, ajo është përballur me tre lëndime që pritet të jenë mungesë edhe në ndeshjen e Champions Ligës që e zhvillon të mërkurën ndaj Atletico Madridit.

Costa, Pjaniç e Danilo në mënyrë të detyruar e kanë lëshuar fushën, çka e kanë bërë me dhimbje koke Sarrin.

Ndeshja Fiorentina – Juventus është mbyllur me rezultatin më të padëshiruar 0:0.

Komento: