Pas barazimit, legjenda e Manchesterit tallet me Lukakun

21:57 | 28 Prill 2019

Romelu Lukaku zhvilloi sot një ndeshje mesatare.

Manchester United mori sot (e diele) vetëm një pikë në Old Trafford.

Manchester United barazoi 1 me 1 me Chelsean, gjersa gara për top katërshe është ende e hapur për ta.

Romelu Lukaku zhvilloi sot një ndeshje mesatare, por që në fund u kritikua shumë nga legjenda e ‘Djajve të Kuq’, Gary Neville.

Ish-lojtari i Manchester United tha se sulmuesi belg nuk është duke e treguar veten që nga transferimi i tij në Old Trafford.

“Nëse ju e shikoni në 25 minutat e parë, ai duket si një sulmues klasi të lartë. Por, kur ai e bën një vrapim të gjatë, mund ta shikoni se si lodhet shpejtë dhe zhduket për minutat e mbetur”, ka thënë Neville për Lukakun.

Komento: