Pas barazimit me Juventusin, Spalletti flet për të ardhmën e tij

09:13 | 28 Prill 2019

Inter ka arritur vetëm barazim ndaj Juventusit mbrëmë duke rrezikuar kështu vendin e katër që e dërgon ekipin në Ligën e Kampionëve.

Luciano Spalletti ka këmbëngulur se do t’ia përkushtonte të ardhmen e tij Interit edhe për 100 vjet, por e pranoi se i takon klubit të vendosë nëse dëshiron ta mbajë atë në pozitën e trajnerit apo jo.

Pas barazimit të Interit 1:1 kundër Juventusit të shtunën në Serie A, trajneri i zikaltërve Spalletti foli edhe për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se dëshiron të mbetet në klub.

Ai u pyet për të ardhmen e tij pas thashethemeve se ai mund të zëvendësohet nga Antonio Conte apo Jose Mourinho pas përfundimit të këtij sezoni.

“Ky nuk është problem, klubi do të vendosë. Me qejf do të qëndroja për 100 vjet, por është e drejtë që Interi të vendosë se çfarë është më mirë për klubin|, tha Spalletti.

“Interi ka njerëz të cilët dinë si të marrin vendime dhe mbi të gjitha ta mbrojnë klubin”, shtoi ai.

Komento: