Pas barazimit në ndeshjen kundër Ajaxit, vjen deklarata e Allegrit

23:57 | 10 Prill 2019

Pas barazimit me Ajaxin, ka folur Massimiliano Allegri.

Skuadra e Juventusit ka luajtur barazim 1:1 me Ajaxin në udhëtim në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian i Juventusit, duke folur për mikrofonin e UEFA-s pas ndeshjes, ka lavdëruar Ajaxin, për mënyrën se si arrijnë të luajnë.

“Ajax ka kualitete të mëdha, ata e ruajnë topin mirë edhe kur nuk ka hapësira”, ka deklaruar Allegri.

“Mendoj se ne jemi mbrojtur mirë, por është dashur të ishim më të mirë kur fitonim topin në mesfushë”.

“Ne pësuam rënie pas golit të tyre, sepse ne ishim pak të tronditur kur pranuam gol menjëherë pas pushimit të pjesës së parë. Por, ne u mbrojtëm mirë dhe e përfunduam ndeshjen mirë”.

Komento: