Pas bashkëpunimit me qytetarë Policia arrin të kap Leorand Rexhajn, po kërkohej për disa vepra

14:42 | 14 Qershor 2021

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e tij.

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 14.05.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar LEORAND (Kadri) REXHAJ, i cili kërkohej për veprat penale:

• Posedim i paautorizuar i narkotikëve

• Vjedhje

• Mashtrim

• Kanosje

• Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 12.06.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e Stacionit Policor Jugu ne Prishtinë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

Komento: