Eksperti i sigurisë kibernetike, Florian Kunushevci ka gjetur një problem në rrafshin e sigurisë kibernetike të NASA-s.
Kështu ka bërë të ditur vet Konushevci përmes llogarisë personale në Facebook teksa ka shpërndarë edhe e-mail e pranuar nga agjencia amerikane e aeronautikës.
“Pas një periudhe prej gati 90 ditësh, kam mundësi të ndaj me ju raportimin e bërë ndaj agjencisë Amerikane të aeronautikës ‘NASA’ ku pata mundësi që të raportoj një problem në aspekt të sigurisë kibernetike që komprementonte disa të dhëna për një shërbim/shërbime të NASA”, ka shkruar ai.
Ai më tutje deklaroi se “si një entuziast i madh ndaj gjithësisë, galaktikave, planeteve, universit, është një nder i veçantë që ekziston mundësia të bashkëpunosh me një agjensi si NASA”.
Ndryshe, NASA pranon se “dobësitë e jashtme mund të zbulohen nga kushdo në çdo kohë dhe ka lëshuar këtë politikë në mënyrë që të sigurojë udhëzime të qarta për studiuesit e sigurisë në mënyrë që ata të ndihen rehat duke raportuar dobësitë që kanë zbuluar në mirëbesim”.