Meta takon Kurtin, uron që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të cilin e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.
Në një postim në Facebook, Meta ka uruar “që Kosova të jetë shembull për rajonin për standardet demokratike e mirëqeverisje”.
“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje. Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen”, ka shkruar ai në Facebook.