
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas bllokimit të foltores nga deputetë të opozitës ka thirrur për konsultime shefat e grupeve parlamentare.
Gjatë bllokimit të foltores së kuvendit, shefi i grupit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri e ka tërhequr me forcë mikrofonin e foltores, duke pamundësuar që aty të mbahen fjalime.

Kujtojmë se në oborrin e kuvendit janë duke protestuar veteranët e luftës për mospërfshirjen në ligjin për pagën minimale.
