Bllokimi i rrugës në Shtërpcë, policia rekomandon qytetarët t’i përdorin rrugët alternative.
Të premten pasdite, dy persona kanë janë plagosur me armë zjarri në Shtërpcë.
Si rezultat, banorët e këtij fshati kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste.
Një grup i cili ka qenë për vizitë në Brezovicë, ka mbetur i bllokuar në Shtërpcë në momentin kur është bllokuar rruga.
Klan Kosova e ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti dhe ka mësuar se ky grup është shoqëruar nga PK-ja dhe është rekomanduar që t’i përdorin rrugët alternative.
“Ka qenë një grup ngaqë rruga është bllokuar këta kanë mbetur në pjesën tjetër, mirëpo ndërkohë policia i ka shoqëruar dhe ata kanë shkuar për Prevallë”, ka bërë të ditur zyrtari për Informim i Policisë, Kanun Veseli.