Giroud nënshkruan kontratën e re me Milanin pas Botërorit.
Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud do vazhdojë bashkëpunimin me ‘Rossoneri’.
Giroud ka kontratë me Milanin deri ne vitin 2023, por do vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me klubin e tij.
Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, Olivier Giroud do të vazhdojë kontratën me Milanin pas Kupës së Botës, përcjell lajmi.
Propozimi i marrëveshjes së re do të jetë gati në mënyrë që dokumentet të nënshkruhen sa më shpejt të jetë e mundur.
Giroud tani është i fokusuar në Kupën e Botës, por ai do të ishte më se i lumtur të vazhdonte me Milanin.