Pas çeljes së negociatava me Be-në, Rama: Krenari për flamurin e Skënderbeut në oborrin e Europës

08:49 | 20 Korrik 2022

Edi Rama: Krenari për flamurin e Skënderbeut në oborrin e Europës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon qëndrimin në Bruksel teksa dje nisën negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rama ka uruar mirëmengjesi për shqiptarët duke thënë se është krenari që flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit valon në oborrin e Evropës.

“Mirëmengjesi, me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës”, ka shkruar Rama

Komento: