Pas Coutinhos, Bayern zyrtarizon edhe talentin e madh

14:41 | 17 Gusht 2019

Philipo Coutinho dje ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për ta djersitur fanellen e këtij ekipi për sezonin e ardhshëm.

Tani Bayern Munich ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Borussia Monchengladbachun për transferimin e mesfushorit Mickael Cuisance.

Lojtari 20-vjeçar është shndërruar në njërin ndër mesfushorët më cilësor në Bundesliga që nga koha kur iu bashkua Monchengladbachut nga Nancy në vitin 2017.

Mesfushori francez ka bërë 35 paraqitje për skuadrën gjermane në dy sezonet e fundit, derisa ka dhuruar tri asistime.

“Mickael ka pikat e tij të forta në futboll. Ai ka një teknikë të shkëlqyer, një këmbë të majtë të fortë dhe një mentalitet të shkëlqyeshëm,” ka thënë drejtori sportiv i Bayernit Hasan Salihamidzic për mesfushorin.

Mesfushori do të bëhet lojtari i pestë francez në listën e Bavarezëve, duke u bashkuar me Kingsley Coman, Corentin Tolisso, Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard.

Ashtu si Cuisance, Hernandez dhe Pavard u bashkuan me kampionin e Bundesligës këtë verë, me Ivan Perisic dhe Fiete Arp përforcimet e tjera të klubit deri më tani.

https://www.youtube.com/watch?v=nGJKIxf4WOI

Komento: