Pas Cutrones, edhe një yll largohet nga Milan

17:00 | 31 Korrik 2019

Transferimi i Andre Silva në Monako mund të realizohet pasi raportohet se Milani është gati të ulë çmimin e kërkuar prej 30 milion €.

Portugezi ishte i vendosur të nënshkruante kontratë,por dështoi në testet mjekësore dhe Monako tërhoqi marrëveshjen, përcjell ORAinfo.

Ai u kthye në Itali për trajnime para sezonit, por ende nuk është pjesë e planeve të kuqezinjve.

Sipas L’Equipe, agjenti Jorge Mendes po përpiqet të rregullojë problemet dhe ta rikthejë marrëveshjen në rrugën e duhur, por do të duhet të jetë me një çmim më të ulët./ORAinfo/

Komento: