
Pas eliminimit nga spektakli Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha nuk po i kursen reagimet në rrjetet sociale.
Ish-banori publikoi një video nga aeroplani, duke lënë të kuptohet se po udhëtonte menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, shkruan Indeksonline.
Ajo që mori vëmendjen ishte një arush i vogël që ai e fokusoi në video, ku shkruante: “Stitchi i Albes”.
Me këtë veprim ka lënë hapur aludimet mbi raportin me Albën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim të drejtpërdrejtë nga ana e saj.
