Pas daljes nga shtëpia, reagon Gani Gërmia, paralajmëron…

17:06 | 09 Janar 2024

Gani Gërmia reagon pas daljes nga shtëpia: Largimi im është një moment i trishtueshëm, por emocionet janë të pakrahasueshme

Gani Gërmia ka lënë ditën e sotme (e martë) përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Gazetari e humoristi i njohur mori një vendim të tillë pas një video që iu publikua në spektakël, ku ishtë zhgënjyer për mënyrën se si u shfaq në publik.

Ai kishte 24 orë për të reflektuar në dhomën e sekreteve, por që duket se vendimin e mori më herët.

Pas daljes, ai ka bërë një reagim në rrjete sociale duke thënë se ishte një moment i trishtueshëm, por që mban me vete kujtime të bukura.

Postimi i plotë i Gani Gërmisë (pa ndërhyrje):

“Me një përshëndetje të ndjeshme, dua t’ju falenderoj për çdo emocion dhe përkushtim që më keni ofruar në rrugëtimin tim në Big Brother.

Largimi im është një moment i trishtueshëm, por kujtimet e krijuara dhe emocionet e ndara janë të pakrahasueshme. Ju premtoj se ky nuk është fundi, por një fillim i ri i këtij rrugëtimi.

Faleminderit për çdo fjalë inkurajuese që ka ngrohur zemrën time në momente të vështira dhe për çdo fragment të jetës suaj që kemi ndarë bashkë. Në fund, ju falenderoj për çdo emocion, çdo përkrahje, dhe për secilin kujtim të bukur që kemi ndarë. Ju lutem të vazhdoni të jeni aq të mrekullueshëm sa keni qenë gjatë këtij udhëtimi.

Shihemi së shpejti me projektet e reja. Ju dua”. /ORAinfo

Komento: