Barcelona po mendon të bëjnë një lëvizje për adoleshentin e PSV Eindhoven, Mohammed Amine Ihattaren, përcjell ORAinfo.
Diario Sport citon një raport në TMW se Ihattaren, i cili feston ditëlindjen e tij të 17 të martën, është në radarin e gjigantëve katalanas.
Holandezi bëri debutimin e tij të parë në ekip për PSV vetëm dy javë më parë dhe tani është shfaqur në tri ndeshje Eredivisie për klubin.
Me origjinë marokene, adoleshenti ka qenë i lidhur edhe me lëvizjet në Manchester City dhe Chelsea, por duket se Blaugrana mbetet e etur për një marrëveshje./ORAinfo/