Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

11:42 | 07 Nëntor 2026

Pas përballjes së tensionuar mes Jonës dhe Doresës në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5, ka reaguar edhe ish-banorja e këtij formati, Benita Zena.

Debati mes dy vajzave, i cili kishte në qendër akuzat për bullizim, ofendime dhe komentet e pretenduara në një grup të mbyllur në Facebook, u zhvillua me tone të larta, ndërsa përfundoi pa kërkimfalje mes palëve.

Pas kësaj përballjeje, Benita ka vendosur të publikojë disa mesazhe private që kishte marrë nga Jona gjatë kohës kur ajo ishte pjesë e edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova.

Në njërin prej mesazheve, Jona i kishte shprehur mbështetje ish-banores, duke i shkruar: “Shumë padrejtësi t’u bë. Qëndro e fortë. Të dua”.

Krahas publikimit të bisedave, Benita ka bërë të ditur edhe qëndrimin e saj lidhur me përplasjen e fundit, duke shprehur mbështetje për Jonën.

“Unë mendoj që një periudhë kaq e gjatë kohore mund t’i ndryshojë shumë njerëzit, por sinqerisht nuk i di të gjitha historitë dhe as gjithçka që ka ndodhur dy vajzave. Megjithatë, nga ajo që kam parë dhe nga mënyra se si më ka respektuar dhe mbështetur mua si femër, unë jam me Jonën”, ka shkruar Benita.

Përmes këtij reagimi, ish-banorja ka theksuar se qëndrimi i saj bazohet në përvojën personale dhe raportin që ka pasur me Jonën, duke pranuar njëkohësisht se nuk i njeh të gjitha rrethanat e konfliktit mes saj dhe Doresës.

Ndërkohë, përplasja mes dy vajzave vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa reagimet nga ish-banorët dhe personazhet publike po shtohen.

Komento: