Pas degës në Suharekë, Nisma Socialdemokrate po shuhet edhe në këtë këtë komunë

23:21 | 09 Korrik 2020

Nisma Socialdemokrate po shuhet edhe në Gjakovë.

Deputeti Haxhi Shala doli nga Nisma Socialdemokrate dhe iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ikja e tij po del të jetë tepër e dëmshme për NISMA’n e Fatmir Limajt.

Një varg dorëheqje e pasuan ikjen e deputetit Shala. Përveç shuarjes së Grupit Parlamentar të NISMA’s në Kuvend, nisi shpërbërja e degëve të kësaj partie.

Sot gjatë ditë u raportua për nisjen e shpërbërjes së degës së kësaj partie në Suharekë, ku nga partia ikën kryetarja e Gruas në këtë qytet dhe kryetari i të rinjve.

E në mbrëmje lajme të kija për NISMA’n vijnë edhe nga Gjakova, ku dha dorëheqje nënkryetari i degës së kësaj partie, Nevruz Deva.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ku bëri të ditur dorëheqjen tha se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë përkrah deputetit Haxhi Shala.

“Ju njoftoj se jap dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate, nga pozita e nënkryetarit të degës së Nismës në Gjakovë! Nga sot rrugëtimin tim politik do ta vazhdojë përkrah deputetit z.Haxhi Shala”, ka shkruar Deva.

Komento: