Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri disa ofendime ndaj Ramush Haradinajt.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj homologut të tij kosovar, Ramush Haradinaj.
Rama i ka reaguar Haradinajt, pas deklaratave të këtij të fundit se udhëheqësi shqiptar i kishte bërë trysni në Berlin, gjatë Samitit për Ballkanin, që Kosova të hiqte taksën prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia.
Rama, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet, e ka ofenduar Haradinajn, duke thënë se kryeministri i Kosovës po gënjen publikisht.
E, deputeti i partisë së Haradinajt, këtë e quajtur si një deklaratë që është “nën dinjitetin” e një kryeministri.
Nitaj ka thënë se Rama ka marrë anën e gabuar.
“Edi Ramës nuk ia heq dot kush të drejtën të flasë për Kosovën, por kjo nuk do të thotë se ai mund të eklipsojë dështimin e politikës së tij duke vjellur vner ndaj vendimit sovran të Qeverisë e të Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Nitaj.
Shkrimi i plotë i tij:
Nuk i jap te drejte vetes per te komentuar se cfare ka ndodhur ne Berlin, por loja me fjale e Edi Rames per mohimin se ai nuk i paska kerkuar Ramush Haradinajt heqjen e takses, por ia paska sugjeruar ne dy raste pezullimin e saj, eshte neveritese dhe nen diniitetin e nje kryeministri.
Aq me teper kur ne katrahuren gjuhesore te tij, i pervijohet edhe fjala genjeshter, ani se ne te njejtin shkrim te tij, edhe vet e pranon se ne dy raste i paska sigjeruar Haradinajt ta pranoje kerkesen per pezullimin e takses!
Pse si e paska konceptuar Edi Rama sugjerimin per pezullimin e takses!? Mbeshtetje jo se jo!! Nderkaq sugjerimi, per ne ne Kosoves, nuk eshte hiç me pak se kërkese!
Edi Rames nuk ia heq dot kush te drejten te flase per Kosoven, por kjo nuk do te thot se ai mund ta eklipsoje deshtimin e politikes se tij, duke vjellur vner ndaj vendimi sovran të Qeverise e të Kryeministrit të Kosovës!
Nese Edi Rama do qe vertete te flase e ta ndihmoje Kosoven, duhet te mos marre ane, jo vetem ne relacionin ndermjet Kosoves e Serbise, por as brendaperbrenda Kosoves, siç ne nuk po marrim anë ne perplasjen e madhe politike ne Tirane!
“Gojet e keqija”po flasin se Edi Rama, jo vetem se ka marre ane, por ka kohe qe eshte ne anen e gabuar!