Pas deklaratave të Lorenadës, reagon çifti zviceran

17:25 | 10 Maj 2019

Pas konferencës së për media të Loredana Zefit, ka reaguar çifti nga zvicera.

Viktima, Petra Z. nuk mund ta shikonte këtë deri në fund, shkruan 20minuten, transmeton lajmi.

Loredana Zefi foli të premten pasdite për akuzat për mashtrim. Ajo tha se të gjitha pagesat e bëra nga Petra Z. u bënë vullnetarisht, nuk kishte kërcënime apo detyrime.

Ajo sugjeroi se ishte në të vërtetë një çështje që kishte të bënte me vëllezërit e saj dhe është gjithmonë e gatshme t’u dalë në ndihmë kur është në pyetje familja e saj.

“Unë jam gjithmonë aty kur është fjala për familjen time. Jam e lumtur”, tha ajo.

Por, viktima Petra Z. pas konferencës për shtyp në një prononcim për “20minutes” thotë “Më vjen mirë që ajo është e lumtur me paratë e mia. Unë jam e trishtuar”.

Zvicerania shton se kur e pa të qeshurën e Loredanës nuk mundi ta shikojë më shumë.

“Ajo e ka humbur njerëzimin”, deklaroi Petra.

Petra thotë se Loredana e terrorizonte atë dhe bashkëshortin e saj. Madje, shton se ajo ishte tronditur se si gjyqësori e ka lejuar reperen të udhëtojë jashtë vendit.

Ajo shpreson që t’ia kthejnë paratë e saj pasi të kthehen në Zvicër, shumën e plotë dhe jo vetëm 350.000 franga që pretendon se ia kishte ofruar avokati.

Loredana ka deklaruar se ka udhëtuar në Kosovë për të xhiruar një videoklip. Gjatë konferencës ajo shihej se u nervozua.

Komento: