Pas deklaratave të Putinit, ky është reagimi i Kryeministrit Haradinaj

21:44 | 16 Janar 2019

Pas deklaratës së Presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, ka reaguar Kryeministri i Kosoës, Ramush Haradinaj.

Presidenti rus, Vladimir Putin në një deklaratë për mediat serbe kishte thënë se politikat e SHBA-së dhe aleatëve perëndimor janë faktorë destablizues në Ballkan.

Lidhur me këtë, kryeministri Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se sa më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe. Derisa ka shtuar se një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërtën e saj, përcjell lajmi.net.

Ky është postimi i plotë:

Deklarimeve të Presidentit të Rusisë, Vladmir Putin, dhënë për një media serbe, se politikat e ShBA-së dhe aleatëve përendimor janë faktorë destablizues në Ballkan, iu përgjigjem se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim. Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërten e saj. Kosova vjen në paqe. RH.

Komento: