Pas deklaratave të tij, Haxhiu kërkon dorëheqjen e Molliqajt

12:35 | 12 April 2019

Albulena Haxhiu ka kërkuar që Dardan Molliqaj të jap dorëheqje.

Këtë e ka kërkuar pasi që Fadil Lepaja, ka mohuar deklarimet e deputetit të PSD’së të bëra në Kuvend, kinse ai e kishte rekrutuar Galuk Konjufcën në SHIK.

“Pas deklaratës së Fadil Lepajës, i kërkoj publikisht Dardan Molliqajt të jep dorëheqje nga posti i deputetit! “, ka shkruar Haxhiu.

Dardan Molliqaj mbrëmë në emisionin DPT te Fidani, kishte paralajmëruar se në seancën e sotme të Kuvendi të Kosovës, do të tregonte saktësisht se çfarë kishte punuar në SHIK, Glauk Konjufca.

Ndërkohë në seancën e sotme, ai ka thënë se në vitet 2000-2001 Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, dhe është rekrutuar nga Fadil Lepaja.

Siç pretendon Molliqaj, detyra e Konjufcës në SHIK ishte që të përpunonte të dhënat, të cilat kishin të bënëin me rajonin e Luginës së Preshevës.

Ai thotë se Konjufca ishte larguar nga SHIK-ut, pasi që paga prej 150 markave nuk i kishte pëlqyer

Komento: