Pas deklaratës fyese ndaj kosovarëve, Ambasadorja Çitaku tallet me Bërnabiqin

20:33 | 30 May 2019

Çitaku i përgjigjet Bernabiqit.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar me ironi ndaj deklaratës ofenduese të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, se shqiptarët vijnë nga mali.

“Në fakt, sapo erdha nga malet”, shkruan diplomatja kosovare në Facebook, krahas një fotoje të saj.

Brnabiq ka bërë një deklaratë raciste në prani të ambasadorit të BE-së, Sem Fabrizi, duke thënë ‘njerëz që kanë dalë nga mali’ dhe se “ka edhe terroristë, por që nuk janë dënuar”, duke iu referohej krerëve të shtetit në Kosovë të cilët, sipas saj, bëjnë garë se kush është shovinisti dhe nacionalisti më i çmendur.

“Ajo që mua më së shumti më frikëson, është fakti se kemi punë me llojin më të keq të populistëve, me njerëz të cilët vërtet kanë dalë nga mali. Disa prej tyre janë terroristë që nuk janë dënuar. Kanë qenë të akuzuar në Tribunalin e Hagës. Nuk janë dënuar vetëm për faktin se gjatë atij procesi janë vrarë të gjithë dëshmitarët”, është shprehur ajo.

Ministria e Jashtme e Kosovës sot ka bërë me dije se asnjëherë Brnabiqit nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave raciste dhe ofenduese.

Komento: