Pas deklaratës së ambasadorit zviceran, ky është qëndrimi i Gjermanisë

15:12 | 29 March 2019

Deklarata e Ambasadorit të Zvicrës, Jean Humber Lebet u përcjellë me reagime nga më të ndryshmet.

Lebet tha në Drenicë se nuk është e drejtë që Zvicra të përkrahë projekte për ujësjellësit e kosovarët t’i japin fonde veteranëve të rrjeshëm.

Pas reagimeve të shumta, ka folur edhe ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Ai ka thënë se Lebet ka shprehur atë që shumica e mendojnë.

“Kolegu zviceran shprehu atë që shumë prej nesh mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi të angazhuar për të ndihmuar. Gjermania dhe Zvicra përkrahin me 10 milionë euro Kosovën për ujë dhe trajtim të ujërave të zeza në të gjithë vendin që nga viti 1999, jemi krenarë për atë që bashkëpunimi ynë me #Kosovën ka arritur për njerëzit! Por…”, shkruan Heldt në njërin postim në Tëitter.

Në një postim tjetër, Heldt thotë se liderët shtetëror e kanë përgjegjësi të tregojnë se ku po i lënë paratë e taksapaguesve.

“Atëherë pyetjet janë të ligjshme për shpenzimet e Qeverisë. Jo në parim të pensioneve, por në mënyrën se si ato trajtohen. Sepse ne, duhet t’ua shpjegojmë taksapaguesve tanë pse jemi duke bërë atë që po e bëjmë në Kosovë”, përfundon Heldt.

Komento: