Pas deklaratës së Britanisë për kufijtë, reagon kryeministri Haradinaj

21:22 | 05 March 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka falënderuar Britaninë e Madhe, për qëndrimin që ka shfaqur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se kufijtë në Ballkan nuk janë perfekt, dhe lëvizja e tyre është shumë e ndjeshme dhe e rrezikshme, përcjell ORAinfo.

Kreu i ekzekutivit përmes një postimi në Facebook, ka ripërsëritur se Kosova është e interesuar për marrëveshje me Serbinë, e cilado të rezultojë me njohje reciproke brenda kufijve aktual të 17 shkurtit 2008.

Postimi i plotë:

Mirënjohës dhe falënderues për çasjen konsistente të Qeverisë së Britanisë së Madhe ndaj idesë luftënxitëse e destabilizuese të ndryshimit të kufirit të Kosovës me Serbinë, si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me shtetin fqinj. Në debatin e sotëm për Kosovën në Parlamentin Britanik, Ministri për Evropë Sir Alan Duncan e cilësoi si tejet të rrezikshëm për Ballkanin, debatin për ndryshimet e kufijve, që do të shfrytëzohej si presedan nga palët e treta.

Kufijtë në Ballkan nuk janë perfekt, dhe lëvizja e tyre është shumë e ndjeshme dhe e rrezikshme. E përsëris se Kosova është e interesuar për marrëveshje me Serbinë, e cilado të rezultojë me njohje reciproke brenda kufijve aktual të 17 shkurtit 2008. /ORAinfo/

Komento: